Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se “në kryqëzimin e Qafë Thanës kanë filluar punimet rehabilituese”.
Këto punime, sipas ARRSH-së do të fokusohen në:
– Ndryshimin gjometrik të kryqëzimit
– Riparimin e shtresave asfaltike
– Ndërtimin e ishujve të trafikut
– Vendosja e ndricimit në nyje
– Rifreskimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale
– Vendosjen e guardreilit
Këto punime do të lehtësojnë qarkullimin e mjeteve dhe do të rritin nivelin e sigurisë rrugore.