FOTOT/ ARRSH riparon shtresat asfaltike në segmentin Kavajë-Rrogozhinë

40

Pas asfaltimit të rrugës Kavajë-Rrogozhinë dhe riparimit të pjesëve të dëmtuara është lehtësuar qarkullimi i mjeteve dhe është rritur siguria rrugore.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ku njofton se “përgjatë aksit rrugor Kavajë-Rogozhinë është bërë riparimi i shtresave asfaltike duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe duke rritur sigurinë rrugore në këtë aks”.

Rruga Kavajë-Rrogozhinë kishte pësuar dëmtime përgjatë gjithë segmentit, por me ndërhyrjen është përmirësuar duke lehtësuar lëvizjen e mjeteve.