FOTOT/ Aventura e italianëve, vijnë me motorra dhe ‘ngjisin’ malin e Tomorrit

226

Një grup prej 20 turistësh italianë janë ngjitur ditën e djeshme në lartësitë e Malit Tomorr.

Turistët ishin të pajisur me mjete motorrike të përshtatura për të udhëtuar në terrene malore dhe të vështira.

Ata u futën në zonën e Tomorit nga Gramshi duke vizituar më parë pikat turistike që gjenden në këtë rreth, si Kanionet e Holtës apo dhe Ujëvarën e Sotirës, e më pas nëpërmjet rrugës së vjetër që lidh Gramshin me Beratin, u ngjitën në fshatrat malor të zonës së Tomorrit në pjesën jugore të tij.

Pas disa orë çlodhje në fshatin Gjerbës dhe shijimit të produkteve tradicionale të zonës, vizitorët e lartësive vazhduan rrugën nëpërmjet Kanioneve të  Osumit ne drejtim të Përmetit duke vazhduar kështu aventurën e tyre malore në një terren tjetër të vështirë sikundër është rruga Skrapar -Përmet.

Ditët e ngrohta të fillim nëntorit, kanë sjellë mjaft lëvizje turistike në qytetin e Beratit, por në veçanti në Parkun Kombëtar të Tomorrit.