FOTOT/ Banorët gati të futen në banesat e reja, atmosferë festash në lagjen e re në Fushë-Krujë

27

Lagjet e reja, një kombinim i banesave individuale me ato kolektive, shërbimeve dhe rekreacionit janë modeli i ri i zhvillimit urban të qyteteve që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Një prej këtyre lagjeve që tashmë ka përfunduar është ajo “Rilindja” në Fushë Krujë, ku familjet pritet të festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e reja.

Tashme gjithçka është gati dhe lagjja është transformuar edhe nga atmosfera e festave.

Në kuadër të programit të rindërtimit në Fushë-Krujë janë ndërtuar 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi individuale.

Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën.