FOTOT/ Berat, nis restaurimi i çative në lagjen Goricë

15

Bashkëpunimi DRTK-Berat me CHWB-Albania vazhdon me një tjetër ndërhyrje në lagjen Goricë.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturor njofton se aktualisht po punohet me restaurimin e çatisë së banesës së familjes Ago, monument kulture kati i II.

“Momente pune gjatë restaurimit të çatisë të banesës së familjes Ago monument kulture kati i II. Pas zbërthimit të çatisë do të vijohet me zëvendësimin e petavrave dhe shtrimin e saj me letër katërma”, informon ndër të tjera IKTK.

Arkitektura unikale e banesave në Berat duket se i përket kryesisht fazës ndërtimore të shek. XVIII-XIX me ndërthurjen e elementëve të gurit me atë të drurit.

Kompaktësia e ndërtimeve, lidhja e përkryer e tyre me truallin ku vendosen dhe pamja pak a shumë e njëjtë arkitekturore, i bëjnë këto banesa një prej pikave më tërheqëse në tërësinë e vlerave të qendrës historike të Beratit.