FOTOT/ Bregdeti i Darëzezës shndërrohet në një “pistë” hipizmi

27

Për herë të parë bregdeti i Darëzezës në Fier do të shndërrohet në një “pistë” hipizmi.

Të shtunën do të zhvillohen dy gara, të cilave do t’i bashkohen rreth 30 kalorës nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi.

Gara do zhvillohet në bregdetin e Darëzezës dhe Pishporos për shkak të gjatësisë të pandërprerë,  prej 10 km”.

Të rinjtë janë lidhur me Shoqatën Kombëtare të Hipizmit dhe me shoqatat e Kosovës dhe Malit të Zi dhe kanë menduar të organizojnë këtë garë që do të zhvillohet të shtunën.

Në këtë garë, vijon ajo, marrin pjesë 30 kalërues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, ndërsa në fund të garës do të jepen edhe çmime.