FOTOT/ “BUNKBIRD” NE PEIZAZHIN E MBROJTUR VJOSË – NARTË

24

Në një nga bunkierët në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë është mundësuar realizimi i një murali, me qëllim transformimin e tij në një atraksion turistik për vendas apo të huaj, duke promovuar në këtë mënyrë disa nga llojet më të spikatur të kësaj zone si dhe kërcënimet apo rreziqet ndaj tyre.

Në këtë mural  të ndërtuar me mjeshtëri nga Franko Dine, janë pasqyruar dy ndër llojet më interesante të pranishëm në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë; sqepbiza (Recurvirostra avosetta), popullata më e madhe e së cilës gjendet në këtë zonë dhe Pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus), simbol i vendit tonë, i cili e përdor këtë zonë të mbrojtur për të pushuar dhe ushqyer.

Në vazhdimësi do të realizohen murale të tjerë në vende të ndryshme të Shqipërisë, si një mënyrë ndërgjegjësuese për çështje kritike të cilave u duhet dhënë zë.

Ky mural u realizua në kuadër të projektit ‘Land of Eagles and Castles II’, financuar nga CEPF./Informacioni nga PPNEA