FOTOT/ Busti i heroit, Gjergj Kastriot Skënderbeut, në Kundisa të Sicilisë

18

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për arbëreshët njoftoi se busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu u vendos në sheshin e qytezës arbëreshe të Kundisës (Contessa Entellina), në provincën e Palermos, Sicili.

Vendosja e bustit të Skënderbeut është një shenjë historike dhe kulturore për t’i lënë komunitetit të Kundisës një gjurmë akoma më të fortë të identitetit të tyre arbëresh që është vazhdimisht në kërkim të rrënjëve të tij.

Në këtë mënyrë kryhet rigjenerimi kulturor dhe urban, përmes rivlerësimit artistik duke pasur sytë nga e kaluara historike për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë.