FOTOT/ Caritas Albania ndërton 9 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në Belsh

25

Organizata humanitare Caritas Albania ndërtoi 9 shtëpi të reja në qytetin e Belshit të cilat u dëmtuan nga tërmeti.

Më datën 29 Qershor 2021, u dorëzuan çertifikatat e investimit dhe banesat e reja disa familjeve të prekura nga tërmeti dhe në kushte të vështira ekonomike. Ky investim u shtri në një zonë të prekur nga tërmeti i Shtator-it 2019 ku rezultuan të dëmtuara një numër i konsiderueshëm banesash.

Ky investim u realizua me mbështetjen e partnerve të Caritas-it Shqiptar si: Habitat for Humanity, Caritas Italian, Caritas Gjerman, Caritas Austria, Caritas Zvicra, CRS, Caritas Spanja, Caritas Greqi, dhe Caritas Serbia.