FOTOT/ Dallëndyshja e detit ballëbardhë folezon në peizazhin Vjosë-Nartë

30

Gjatë muajit prill, ekipi i PPNEA ndërmori disa masa konservuese për disa lloje të dallëndysheve të detit me qëllim rritjen e suksesit të folezimit të tyre në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë. Vendfolezimet natyrore të krijuara nga pastrimi i ishujve shënuan një sukses të madh. Pas një kohe shumë të shkurtër këto habitate u populluan jo vetëm nga dallëndyshja e detit ballëbardhë (Sternula albifrons), por u gjetën dhe fole me vezë të dallëndyshes së detit (Glareola pratincola).

Gjatë një vizite të realizuar në zonë, në sipërfaqen e krijuar u numëruan rreth 35 fole të dallëndyshes së detit ballëbardhë dhe 10 fole të dallëndyshes së detit. Krijimi i mjediseve folezuese për shpendët është me rëndësi si për rritjen e suksesit të riprodhimit të llojeve, ashtu edhe për rimëkëmbjen e popullatës së tyre.

Vjosë-Narta është një nga zonat më të rëndësishme për shpendët në Shqipëri. Hapësirat e saj përdoren si nga lloje shtegtare ashtu edhe nga ato rezidente, duke u listuar si zonë me rëndësi në konventa ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës./PPNEA