FOTOT/ Del në dritë memoriali i Gjergj Kastriotit në Lezhë

155

Projekti për rehabilitimin e Memorialit të Skënderbeut po vijon me ritme të shpejta, duke marrë çdo ditë e më shumë formë të plotë.

Aktualisht puna po përqendrohet në sistemin e ndriçimit

Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Përveç mureve të kishës, në këtë objekt gjendet edhe absida, ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tri harqet mbi derën e kishës. Në mure janë të varura 25 mburoja prej bronzi, të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronzi të Skënderbeut.