FOTOT/ Destinacioni i fundjavës, pista e skive në Dardhë tërheq qindra vizitorë

87

Pista e skive në fshatin Dardhë të Korçës eshte kthyer në një destinacion të preferuar për qytetarët.

Vetëm 18 km në juglindje të Korçës, pista e skive në Dardhë vizitohet në këto ditë të ftohta nga qindra turistë vendas e të huaj.

Fshati turistik është një nga atraksionet turistike kryesore gjatë dimrit.

Reshjet e shumta të dëborës dhe pistat natyrore të krijuara janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore, veçanërisht atë të skive.

Ky atraksion turistik ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen gjë që e bën një prej destinacioneve të preferuar gjatë gjithë vitit.

Në këtë pistë skish organizohen edhe kampionate skish dhe gara ndërkombëtare.