FOTOT/ Destinacioni mbresëlënës, Parku Kombëtar Llogora “ndryshon” pamje

34

Parku Kombëtar Llogora është një nga destinacionet më mbresëlënëse dhe më të vizituara të jugut të Shqipërisë. UNDP së bashku me Qendrën Kërkimore për Zhvillim Rural po përmirëson ofertën turistike për aktivitete në natyrë në Parkun Kombëtar Llogora, duke realizuar punime mirëmbajtjeje në shtigjet më të frekuentuara në Park.

-23 km shtigje u pastruan dhe u pajisën me sinjalistikë informuese, orientuese dhe edukuese për vizitorët e parkut.

-Promovojmë turizmin e qëndrueshëm, sjelljen e përgjegjshme në zonat e mbrojtura dhe njëkohësisht promovojmë mirëqenien e qytetarëve.

Sinjalistika e shtigjeve u mundësua nga #UNDP në bashkëpunim me Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë në kontekstin e programit “Forcimi i qëndrueshmërisë financiare të zonave të mbrojtura“, financuar nga Global Environment Facility dhe zbatuar nga #UNDP në bashkëpunim me Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.