FOTOT/ Divjakë, në folenë e pelikanit kaçurrel

49

“Pelikani Kaçurrel” është një shpend i rrallë që gjendet edhe në vendin tonë. Ai rritet e zhvillohet vetëm në laguna dhe nuk shtegton. Mes të gjitha llojeve të zogjve në Karavasta, pelikani dalmacian ose “pelikani kaçurel” tërheq më shumë vëmendje. Ai është një zog që peshon deri në 14 kilogramë dhe i hap krahët në 3.2 metra. Ai është bërë tani një joshje e veçantë jo vetëm për turistët, por edhe për vendasit që e adhurojnë faktin se ky shpend, po rigjen shtëpinë e tij dhe po zbukuron lagunën.

Pelikani kaçurrel ka ngjyrë të bardhë me pulla gri. Në sqetull ai ka disa nuanca ngjyrash. Ushqehet me peshq, ngjala e gjallesa të tjera të detit. Në Divjakë ai ka bërë për vete me qindra turist të cilët vitet e fundit shkojnë enkas për të parë këtë shpend, i cili qëndron krenar në lagunë.