FOTOT/ Divjakë, unazim i shpendëve përpara se të lihen të lirë pas trajtimit

24

Të gjihë shpendët e egra që marrin trajtim në qendrën shqiptare të Unazimit të Shpendëve unazohen përpara se të lihen të lirë.
Kjo vjen falë një bashkëpunimi midis “Shpendëve të Shqipërisë”, “Qendrës Shqiptare për Unazimin e Shpendëve” si dhe Administratës së Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Deri më tani është unazuar një numër prej 5 ekzemplarësh të llojeve të ndryshëm, prej të cilëve 2 huta (Buteo buteo), 1 gjeraqinë shkurte (Accipitur nisus), 1 skifter kthetrazi (Falco tinnunculus) dhe 1 lejlek (Ciconia cicona). Krahas unazimeve janë realizuar edhe matjet biometrike për të gjithë ekzemplarët.

Unazimet janë kryer nga Grigor Jorgo (i cili mbart përvojën më të gjatë në Shqipëri në fushën e unazimit) si dhe pjesëtarë të ekipit të tij, të cilët janë asistuar nga pjestarë të ekipit të shoqatës “Shpendët e Shqipërisë”, Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri dhe AdRZM Fier.