FOTOT/ Drejt përfundimit asfaltimi i rrugës Përmet-Çarshovë

52

Natyra piktoreske që ofron Përmeti dhe fshatrat përreth tij do të jetë lehtësisht e arritshme falë infrastrukturës që sa vjen e përmirësohet.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri të ditur se, është drejt përfundimit asfaltimi i rrugës Përmet-Çarshovë, çka do t’u mundësojë këtë sezon turistik vizitorëve vendas dhe të huaj të shijojnë mrekullinë e natyrës dhe kulinarinë përmetare.

Rruga “Përmet-Çarshovë”, pjesë e segmentit rrugor Tepelenë – Përmet – Çarshovë lidh rrugën kryesore kombëtare SH4 me qytetin e Këlcyrës, Përmetit dhe Çarshovës dhe më tej me kufirin me Greqinë në Pikën Doganore të “Tri Urave”. Kjo rrugë është edhe pjesë e segmentit rrugor Tepelenë – Korçë – Kapshticë. Rruga fillon në dalje të qytetit të Përmetit dhe arrin në fshatin Çarshovë.

Ky investim me financim nga qeveria shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet t’i japë një hov zhvillimit të turizmit dhe agroturizmit si dhe të përmirësojë ndjeshëm kushtet e jetesës për banorët.