FOTOT/ Drejt përfundimit blloku i ri i banimit në Manëz të Durrësit

56

Banorët e Manzës në Durrës, të cilët humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, do të hyjnë së shpejti në apartamentet e reja të ndërtuara me kushte bashkëkohore.

Përveç ndërtimit të pallateve, një tjetër kantier në kuadër të Programit të Rindërtimit në Manëz, është edhe ai për ndërtimin e 280 banesave individuale.

Në total, në gjithë bashkinë e Durrësit janë ndërtuar ose janë në proces 904 banesa individuale.