FOTOT/ Drejt përfundimit punimet në sheshin “Ahmet Zogu” dhe parkun “Geraldinë” në Burrel (FOTOT)

52

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka publikuar informacionin mbi punimet në sheshin “Ahmet Zogu” parkun “Geraldine” në qytetin e Burrelit.

FSHZH bën me dije se për këtë ndërhyrje janë realizuar deri më tani punimet nëntokësore së bashku me pusetat e kontrollit, nënshtresat për shtrimin e pllakave dhe ndërtimin e rrugëve me asfalt.

Sipas njoftimit ka përfunduar vendosja e pllakave e bordurave të gurit në të gjithë objektin si dhe janë vendosur kabllot elektrike dhe pemët dekorative ndërsa aktualisht janë realizuar rreth 90% e punimeve dhe po vijohet brenda afatit të parashikuar për përfundimin e shtresave asfaltike dhe vendosjen e ndriçimit.