FOTOT/ Drejt përfundimit rruga Qukës-Skënderbe në Përrenjas

21

Investimi për asfaltimin e rrugës Qukës-Skënderbe në Përrenjas, po shkon drejt përfundimit. Investimi i realizuar me fondet e bashkisë së Përrenjasit, do pasohet me asfaltimin e rrugës e cila do të lidhë fshatin Qukës-Shkumbin me fshatin Skroskë.

Investimet në rrugët rurale po vazhdojnë me intensitet në qarkun e Elbasanit, për t’u siguruar qytetarëve ndërlidhje më të mirë dhe akses në tregje.