FOTOT/ Driloni, fermeri nga Bulqiza i bimëve mjekësore dhe aromatike

51

Sektori i bimëve mjeksësore 🌱dhe aromatike është një sektor mjaft premtues, duke u nisur nga potenciali dhe shumëllojshmëria që ofron vendi jonë.

Driloni Voci vjen prej një familje fermere e cila ka ushtruar aktivitetin e saj prej 12 vitesh, të përqëndruar kryesisht në prodhimin dhe grumbullimin e bimëve mjekësore dhe aromatike.

Përmes programit IPARD II ai arriti të zgjerojë aktivitetin e tij, duke arritur të ndërtojë linjën e plotë të përpunimit të BMA, si edhe një magazinë e cila shërben si pikë grumbullimi për BMA të mbledhura nga banorët e zonës, duke ndihmuar në rritjen e numrit të të punësuarve dhe arritjen e standardeve të kërkuara të cilësisë.

Sektori i BMA është mbështetur nga programet AZHBR/IPARD II, ku është synuar rritja e të ardhurave për popullsinë e këtyre zonave dhe prezenca e produkteve tona në tregjet Europiane.