FOTOT/ E bukura e Shqipërisë, Gjirokastra plot me vizitorë në fundjavë

49

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës këtë fundjavë u kthye në një nga destinacionet e vizitorëve vendas.

E renditur përherë e më shumë si një ndër qytetet elitare të turizmit shqiptar, në Gjirokastër qendra muzeale mbetet si përherë destinacioni fillestar, pasi pothuajse të gjithë e nisin vizitën nga kalaja e qytetit.

Aktualisht po punohet me projektin e “Sheshit të Çerçizit” që do t’i shtohet Pazarit të restauruar si një tjetër xhevahir i trashëgimisë tonë kulturore dhe një hapësirë më shumë për t’u vizituar e bërë biznes.

Pas transformimit të Pazarit të Vjetër në Gjirokastër ka plot 70 bujtina dhe mbi 10 hotele. E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend.

Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.