FOTOT/ E mbani mend “Marigonë”, shihni si duket aktorja e dashur shqiptare

169

Me suksese të panumërta dhe një karrierë të gjatë e plot role, Elvira Diamanti ka shenjuar kujtesën e të gjithë shqiptarëve.

Aktorja e famshme do të mbahet mend sidomos për interpretimin e magjishëm të “Marigosë” përkrah Robert Ndrenikës dhe Hajrie Rondos në filmin “Përallë nga e kaluara”.

Elvira sot është 59 vjeç, por mosha ka mbetur thjesht një numër për.  “Marigoja” është nënë e një vajze, Edra.

Kush eshte Elvira Diamanti

Elvira Diamanti është një aktore e mirënjohur shqiptare në kinema dhe teatër. Ajo u lind në Tirane më 30 nëntor 1962.

Roli i saj më i spikatur mbetet ai i Marigosë në filmin “Përrallë nga e kaluara”. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Larte të Arteve, me 1986 filloi pune si aktore në Teatrin Popullor. Interpretoi kryesisht role me kahe pozitive. Ajo mundi te japë në skenë tronditjen që vinte prej baladës ngjethese të oralit shqiptar, “Kostandinit dhe Dhoqinës”, në inskenimin e novelës Kush e solli Doruntinen të Ismail Kadaresë (1988).

Dy vjet me vone i dha jete një personazhi tjeter kompleks, Margaritës që vinte serish nga nje tjeter novelë e Ismail Kadaresë, Natë me hënë (1990), ku spikati për emocionalitetin poetik dhe kthjelltesinë e aktrimit te saj në figuren e krijuar. Znj. Diamanti ka luajtur edhe në 12 filma. La mbresa të forta me rolin e Marigosë të Përrallë nga e kaluara (1987). Ne vitet 2000-2007 ishte drejtore e Teatri Kombëtar i Fëmijëve. Pas një periudhë të shkurtër pune ne Presidencë, drejton prej vitesh Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit ku gjatë periudhës që ajo drejtoi këtë institucion janë restauruar një serë filmash e dokumentaresh me fonde kryesisht të huaja por edhe shqiptare.