Prej kohësh, skuadra e Kukësit i luan ndeshjet e saj të Kategorisë Superiore larg qytetit që përfaqëson, por duket se kjo periudhë nuk do të zgjasë edhe shumë.
Së fundmi, në stadiumin “Zeqir Ymeri, i cili i është nënshtruar një rikonstruktimi total, ka nisur vendosja e stolave.
Stadiumi i ri do të ofrojë kushte maksimale për ekipin e qytetit sipas standardeve të UEFA dhe hapësira dinjitoze për tifozët e futbollit.
Stadiumi do të jetë gati në muajin tetor.