FOTOT/ Edhe pak ditë dhe Thumana është gati

75

Një kompleks i bukur rezidencial me gjithë infrastrukturën e nevojshme komunitare po ngrihet në Thumanë, ku kanë marrë formë tashmë shtëpitë dhe pallatet e reja.

Programi i Rindërtimit në Thumanë parashikon ndërtimin e 14 pallateve, 278 apartamenteve dhe 155 banesave individuale.

Në Thumanë janë 16 ha truall ndërtimi dhe 37 426 m2 infrastrukturë rrugore.

Po ashtu janë 3456 m2 ndërtim në objekte publike, shkollë, çerdhe, qendër shëndetësore, qendër komunitare, si dhe 46 148 m2 hapësira publike, parqe, hapësira sportive dhe 408 vendparkime.

Edhe pak kohë dhe gjithçka është gati.