FOTOT/ Eksperiment shkencor në Parkun Kombëtar Dajt

135

Në kuadër të nismës ‘Sëbashku për pyjet’, Instituti Federal Zviceran për Pyjet, Dëborën dhe Peizazhin (WSL) mbështeti një eksperiment shkencor për të testuar proçesin natyror të rigjenerimit me farë për Ahun (F.sylvatica) dhe Bredhin e bardhë (A.alba).

Në kuadër të këtij eksperimenti u mbollën 100 zona (50 me Ah dhe 50 me Bredh), me nga 10 fara secila. Për të garantuar mbrojtje të plotë nga dëmtimi i kafshëve, vendet e mbjelljes u mbuluan me mbrojtës të veçantë metalike.

Çdo vend-mbjellje ka të vendosur etiketën përkatëse që tregon llojin e mbjellë aty.
Radha dhe pozicioni i mbjelljes për çdo kampion është bërë sipas një protokolli strikt, të përcaktuar më parë nga WSL.

Shqipëria është ndër 25 vendet evropiane ku ky eksperiment po zhvillohet njëkohësisht dhe me të njëtën metodologji. Eksperimente të tilla lidhen me kërkimet për përshtatjen dhe vitalitetin e llojeve pyjore në kushte të ndryshme ekologjike dhe rajone të ndryshme të kontinentit Evropian, vlerësuar në kuadër të ndryshimeve klimatike.

Projekti “MyGardenOfTrees” përfaqëson një projekt shkencor pjesëmarrës për përshtatjen e pyjeve ndaj ndryshimeve klimatike në Evropë. Projekti mbështet nga Komisioni Evropian dhe është bashkëpunim i Qendrës Evropiane për Kërkime (ERC) dhe Institutit Fdereral të Zvicrës për Pyjet, Dëborën dhe Peizazhin.

Eksperimenti mund dhe duhet të shihet me interes nga studentë të Fakultetit të Pyjeve për tema studimore apo kërkues të rinj në fushën e pyjeve.