FOTOT/ “Festivali i Verës” mbledh qindra qytetarë tek Pazari i Ri në Tiranë

55

”Festivali i Verës” tek Pazari i Ri me kantinat më të mira shqiptare, ishte një nga destinacionet plot atmosferë gjatë fundjavës për qytetarët e turistët.

Festivali i verës” nisi tek Pazari i Ri, një ditë më parë me panairin e kantinave të verës, shoqëruar me muzikë dhe bisedë për verën, diskutime për temën e prodhimit dhe degustimit të saj.

Edhe ditën e sotme “Festivali i Verës” tek Pazari i Ri  ishte gjithë gjallëri mes njerëzve që shijonin verën dhe performancës së grupi muzikor “Offchestra”, i cili solli këngët më të njohura.