FOTOT/ Fotografi italian sjell perëndimin magjik të diellit në Himarë

210

Perëndimi i diellit në Himarë ka tërhequr vëmendjen e fotografit italian Luigi Marzo, duke na dhuruar fotografi të mrekullueshme të vendit tonë.

Më një bregdet të mrekullueshëm dhe male të larta, Himara vijon të tërheqë vëmendjen e turistëve të shumtë, ku gjatë këtij viti pati një rritje prej 20% të tyre.

Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle, por edhe me rërë të bardhë e të imët. Spillea, është plazhi qendror i Himarës, me shumë vizitorë në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në jug Llamani, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea.

Turisti në zonën e Himarës gjen det e qiell të pastër, brigje ranore të ngulura në shkëmb, objekte kulturore dhe historike, monumente të natyrës dhe një kulinari të veçantë detare. Himara është perla detare e Shqipërisë