FOTOT/ Fshati i Bubqit, një kantier gjigand ndërtimi

81

Fshati i Bubqit, vetëm pak kilometra larg Tiranës, është kthyer në një kantier gjigant ndërtimi për të rikuperuar dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mbi 80 banesa individuale dhe 50 banesa kolektive janë duke u ndërtuar me një ritëm tejet të lartë. Po ashtu këtij fshatit do t’i shtohet edhe një shkollë e re, qendër e re shëndetësore dhe godina e re e njësisë administrative. Përfitues nga procesi i rindërtimit do të jenë 150 familje.

Zonat e reja të Rindërtimit në Thumanë, Fushë-Krujë dhe Bubq po marrin formë dita ditës, falë një punë të jashtëzakonshme.

Në bashkinë e Krujës janë në process tre site ndërtimi që përfshijnë 443 apartamente dhe 360 shtëpi individuale.