FOTOT/ Gati konviktet e reja të mjekësisë për 400 studentë

113

Konviktet e reja të Fakultetit të Mjekësisë do të jenë shumë shpejt gati për 400 studentë.

Dy godinat studentore të vendosura fare pranë Universitetit dhe Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, do të jenë dyfish më të mëdha se godinat e mëparshme.

Konviktet janë ndërtuar në një sipërfaqe totale prej 3452 metra katrorë. Ato kanë 79 dhoma, me 2 dhe me 3 shtretër. Në çdo kat ka ambient gatimi dhe ngrënie. Gjithashtu ka lavanteri, dhomat e studimit dhe depot.