FOTOT/ Gjithçka gati, shtëpi të reja për 96 familje në Lezhë

55

Apartamentet për 96 familje në Lezhë janë gati.

Më poshtë mund të shihni pamje nga apartamentet e reja të ndërtuara në kuadër të Programit të Rindërtimit për familjet që mbetën pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Rreth dy javë më parë Bashkia Lezhë nisi fazën e parë të shorteut për familjet e prekura nga tërmeti, të cilët pas dy vitesh në banesa me qera do gëzojnë banesat e tyre të reja në këtë fundvit.