FOTOT/ Gresa Berisha, fotografja e botës së egër që të magjeps me imazhet e saj

28

Gresa Berisha është padyshim një prej fotografeve më të mira në Shqipëri. Ajo që e bën edhe më të veçantë, madje fotografen më të veçantë sipas nesh, është fokusi i punës së saj.

Imazhet e mrekullueshme të Gresës nuk janë djemtë dhe vajzat e show-bizz, por thesari i paçmuar që ofron bota e egër në trojet shqiptare. Një shembull frymëzues nga një vajzë e re, pasionante, e talentuar dhe energjike.

Gresa një pjesë të mirë të ditëve të saj ja ka kushtuar fotografimit ekskluziv të jetës së egër, shkruan PO.AL

E lindur në Pejë më 1990, Gresa është bërë fotografja e parë shqiptare e përkushtuar në mënyrë të posaçme, zhanrit të fotografisë së jetës së egër!

Pasioni e ka kultivuar qysh në fëmijëri, e tërhequr nga magjepsja e fortë për natyrën dhe jetën e egër.

Sot, produkti i saj flet vetë. Fotot e saj janë të mrekullueshme. Ajo na ka njohur të gjithëve me shpend dhe zogj të rrallë që jetojnë në këto vise.

Shihni disa nga fotografitë e saj të mrekullueshme. Faleminderit Gresa!/Po.al