FOTOT/ Hapet Kopshti Zoologjik i Tiranës, shihni se si duket

76

Fëmijëve të kryeqytetit iu rikthye sërish kopshti zoologjik, por me një hapësirë ndryshe, jo vetëm për t’u njohur me kafshët, por edhe për të mësuar gjëra të reja për to në klasa të posaçme.

Kopshti Zoologjik është rikonceptuar plotësisht. Janë liruar hapësira nga zaptimi, ka më shumë hapësirë për kafshët.

Kopshti Zoologjik i Tiranës është kthyer në një hapësirë për të gjitha grupmoshat, ku janë mbjellë edhe 1200 pemë.

Vizita në Kopshtin Zoologjik zgjat përgjatë gjithë ditës, ku përfshihen zona pikniku përgjatë itinerareve të lëvizjes, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për familjarë e fëmijë. Krahas këtyre, në kopsht janë të shpërndarë kënde lojërash për ta bërë sa më të pasur eksperiencën për fëmijët dhe prindërit.