FOTOT/ Hapet për qarkullim një nga portat hyrëse dhe dalëse më të rëndësishme të Tiranës

289

Porta hyrëse lindore e kryeqytetit tashmë është funksionale me 85% të punimeve të përfunduara. Me hyrjen e saj në funksion, çlirohet trafiku dhe zona merr frymëmarrje.

Pajisja me sinjalistikë, gjelbërim, ndriçim dhe punimet me standarde europiane të portës hyrëse lindore në kryeqytet, jo vetëm do të përmirësojnë lëvizjen, por pritet të jenë nxitje për zhvillimin e mëtejshëm për zonën.

Nënkalimi te rrethrrotullimi i TEG-ut është pjesë e Unazës së Madhe të kryeqytetit, rrugë e cila lidh disa nyje të Tiranës, por edhe aksin kombëtar Tiranë-Elbasan.

Kjo vepër e re infrastrukturore çliron ngërçin e madh të krijuar nga rritja e ndjeshme e trafikut dhe garanton lëvizjen e pandërprerë të automjeteve në autostradën Tiranë – Elbasan, duke krijuar mundësinë për hyrje-dalje nga autostrada Tiranë–Elbasan për Unazën e Madhe të Tiranës, si edhe hyrje-dalje nga autostrada Tiranë–Elbasan për zonën e banuar në Kodrat e Saukut dhe fshatrat Baldushk e Petrelë