FOTOT/ Hapet qendra e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Thethit

135

Në fshatin Theth, në Zonën e Mbrojtur të Qarkut Shkodër, këto ditë është ngritur dhe është vënë në funksionim Qendra e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Thethit, më e reja që i shtohet qendrave të tjera në zonat e mbrojtura.

Deri më sot janë ndërtuar dhe rikonstruktuar mbi 10 qendra vizitorësh të cilat janë shndërruar në pika referimi, informacioni dhe shërbimi për turistët vendas e të huaj.