FOTOT/ Hapet rruga e re drejt aeroportit “Nënë Tereza”, lehtëson lëvizjen e automjeteve

9

Hapet për qarkullimin e automjeteve rruga e re e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Ky aks rrugor e hapur që prej ditës së djeshme për qarkullimin e automjeteve, lehtëson lëvizjen e automjeteve dhe iu vjen në ndihmë banorëve të zonës.

Rruga e re krijon një unazë qarkulluese në Aeroportin e Rinasit duke lehtësuar të gjithë trafikun që krijohet veçanërisht gjatë sezonit veror.

Lëvizja drejt aeroportit tashmë do të bëhet edhe nëpërmjet një rruge të re alternative. Aksi i ri i nis nga kthesa e Kasharit dhe përfundon në hyrje të aeroportit duke shmangur trafikun e automjeteve që krijohej në nyjën e bustit të “Nënë Terezës”.

Aeroporti i Rinasit është një nga dy aeroportet në rritje gjatë vitit 2022 ku vetëm deri në 30 tetor të këtij numri i pasagjerëve ka arritur në 4.4 milionë.