FOTOT/ Hapet tuneli i Skërficës, pjesë e aksit të ri rrugor Kardhiq-Delvinë-Sarandë

296

Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit të ri rrugor Kardhiq-Delvinë, është hapur plotësisht pas përfundimit të gërmimeve në të gjithë gjatësinë e tij dhe tashmë po punohet për plotësimin e të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm të kësaj vepre.

Me një gjatësi prej 33 km, rruga Kardhiq-Delvinë përbëhet nga 8 lote. Lotet 1, 2 dhe 3 kanë përfunduar, ndërsa në lotet  4, 5 dhe 6 janë kryer mbi 93% e punimeve. Tuneli i Skërficës është një nga veprat më të rëndësishme  të këtij aksi, pasi lidh dy rajone, atë të bregut me Gjirokastrën dhe Tepelenën.

Tuneli i Skërficës me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.

Aksi Kardhiq-Delvinë do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve para sezonit të ardhshëm turistik duke lehtësuar qarkullimin e shkurtuar distancën drejt bregdetit të Sarandës.