FOTOT/ Hëna, ashtu si nuk e keni parë kurrë

33

Shpesh herë i çojmë sytë drejt Hënës, me kuriozitet, shpresë ose mallëngjim. Por asnjëherë sateliti jonë na është dukur në mënyrë kaq të qartë, si pas përpunimit të fotografit Andrew McCarthy.

Fotografi i interesuar në astronomi, ka ripërpunuar rreth 200 mijë fotografi të ndryshme, që si burim kanë kryesisht agjencinë amerikane NASA.

Duke përdorur teknologjinë 3D dhe evidentuar kontrastin midis majave dhe kratereve hënore, del një rezultat mbresëlënës, një foto me 200 megapiksel që tregon në detaj morfologjinë e satelitit.