FOTOT/ I keni parë pikturat në Tiranë? Njihuni me talentin që bën art në rrugët e kryeqytetit

245

I keni parë sa të bukura janë bërë muret e kryeqytetit? Me siguri keni thënë se kush është ky gjeni i cili derdh të gjithë artin dhe talentin e tij. Ai nuk është i huaj, nuk është as një kompani, por është një djalë i thjeshtë me origjinë nga Vlora, i cili jeton dhe punon në Tiranë, më saktë në Ndërmarjen e Dekorit të Tiranës.

Franko Dine është 25 vjeçari që me pasionin dhe talentin e tij bën të mundur realizimin e veprave të artit për tu përgëzuar dhe vlerësuar. Kot nuk thonë që Shqipëria ka nxjerrë talente, një ndër ta është edhe Franko.