FOTOT/ Inaugurohet “Parku i Aventurave” në Shishtavec, nxitje turizmit dhe zhvillimit ekonomik

9

Inaugurohet me sukses projekti “Parku i Aventurave në Shishtavec”! Projekti u zbatua nga Bashkia Kukës në partneritet me DMO-Kukës, në kuadër të Skemës së Granteve për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin, zbatuar nga Regional Development Programme Albania dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund, me mbështetjen financiare të Embassy of Switzerland in Albania dhe Austrian Development Agency.

Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte të kontribuonte në rritjen e potencialit ekonomik në zonën e Shishtavecit, përmes promovimit të zonës nëpërmjet krijimit të hapësirave për zhvillimin e turizmit të aventurës dhe sporteve.

Projekti bën të mundur zgjerimin e ofertës turistike përmes zhvillimit të aktiviteteve të aventurës dhe sporteve të ndryshme, thellimin e kërkesës turistike në zonë duke rritur kapacitetet akomoduese dhe përmirësimin e aksesit në informacion për vizitorët e zonës, në lidhje me vendndodhjen e parkut të aventurës për aktivitetet sportive.