FOTOT/ Instalacioni i ‘dëshirave’ i skulptorit gjerman në sheshin “Skënderbej”

16

U bë disa ditë tashmë që në qendër te Tiranës kanë filluar punimet për një tjetër instalacion. Në kuadër të Tetorit Gjerman një vepër artistike po ndërtohet në sheshin Skënderbej nga skulptori gjerman Martin Steiner.

Kjo është një tjetër re e cila është ndërtuar me qëllimin që njerëzit apo kalimtarët e ndryshëm që do të kalojnë pranë sheshit Skënderbej të kenë mundësi, përse jo që të shkruajnë qoftë dëshirat apo ëndrrat e tyre përsa i përket marrëdhënieve të tyre me Europën, pasi edhe qëllimi për të cilën është ndërtuar ky instalacion është pikërisht marrëdhënia që kanë apo duan të kenë shqiptarët me Europën.

Tematika e këtij instalacioni është pikërisht “Perspektiva Europiane”. Dedikimet e para kanë filluar të shkruhen e shumica e shkrimeve të deritanishme janë në gjuhën angleze, sikur njerëzit kanë dashur të përcjellin mesazhet e tyre drejt Europës.

Pasi qytetarët të shkruajnë dëshirat dhe ëndrrat e tyre që kanë të bëjnë me Europën, autori i kësaj vepre shprehet se do t’i marrë të gjitha këto shkrime dhe dedikime që t’i përdorë ato në përfundimin e veprës.

Ky instalacion është organizuar nga Ambasada Gjermane në kuadër të tetorit Gjerman e cila premton edhe shumë aktivitete të tjera të bukura dhe me interes për publikun shqiptar.