FOTOT/ Investime në rrugët e brendshme të qytetit të Shkodrës

231

Punimet në bllokun e banimit Bulevardi “Zogu I” në Xhabije të qytetit të Shkodrës, po ecin drejt fundit.

Pasi ka përfunduar puna për infrastrukturën nëntokësore, sot po punohet duke shtruar shtresën e binderit.

Më pas, do të vijohet me tapetin e asfaltit, vijëzimin e ndriçimin e ambientit.

Brenda pak ditëve, një tjetër bllok i madh pallatesh në qytet do të ndryshojë krejtësisht pamje falë investimeve të bashkisë së Shkodrës.