FOTOT – Investimet i ndryshojnë pamjen Kukësit

39

Rilindja e sheshit e deri tek lagjet janë disa nga investimet në infrastrukturë gjatë viteve të fundit në Kukës.

Në kuadër të Rilindjes Urbane, shëtitorja dhe parku janë rikonceptuar krejtësisht duke ofruar një pamja të re në qendrën e qytetit. Është një hapësirë interaktive, me elementë arkitektonikë dhe muzealë që rikujtojnë vlerat dhe traditat e mikpritjes së qytetarëve kuksianë në vitin 1999.

Transformim urban ka sjellë më shumë energji pozitive për komunitetin dhe biznesin e vogël, edhe me trajtimin e fasadave të pallateve dhe të godinave të institucioneve publike në anë të rrugës.

Po ashtu e gjithë sipërfaqja është e shtuar në gjelbërim dhe në kuadër të këtij investimi është bërë edhe ndriçimi i shëtitores dhe parkut rekreativ.

Investimet e Programit të Rilindjes Urbane kanë vijuar edhe me lagjet e qytetit të Kukësit duke i bërë hapësirat publike funksionale dhe që krijon një standard bashkëkohor për të gjithë banorët.

Me rehabilitimin e lagjeve po sistemohen jo vetëm hapësirat përreth pallateve, por edhe krijohen ambiente rekreative për banorët që jetojnë dhe punojnë në këto lagje siç janë kënde lojërash dhe vendqëndrim për të gjitha grupmoshat.

Në kuadër të rehabilitimit të fasadave të pallateve parashikohet rikonstruksioni i secilit pallat më vete me zëra të detajuar, për të gjithë elementet e tij hidroizolues dhe termoizolues.

Gjithashtu, rikonceptimit i lagjeve përfshin sipërfaqe të gjelbra, lule sezonale, trotuare, ndriçim, rrugë automobilistike, vendparkim automjetesh etj.