Në Lezhë nuk janë ndërprerë për asnjë moment investimet publike për një infrastrukturë të standardizuar dhe cilësi më të mirë jetese për banorët.
Së fundmi, investimi në qendrën e Rrilës, në Njesinë Administrative Shënkoll, është një prej ndërhyrjeve që ka transformuar jetën e komunitetit.
Investimet në rrugë kanë qenë një prioritet i rëndësishëm i bashkisë së Lezhës përgjatë këtij viti, e cila ka shtrirë ndërhyrjet jo vetëm në rrugët brenda qytetit, por edhe në ato rurale.