FOTOT/ Investimet në fshatra, rehabilitohet qendra e Rrilës në Lezhë

20

Në Lezhë nuk janë ndërprerë për asnjë moment investimet publike për një infrastrukturë të standardizuar dhe cilësi më të mirë jetese për banorët.

Së fundmi, investimi në qendrën e Rrilës, në Njesinë Administrative Shënkoll, është një prej ndërhyrjeve që ka transformuar jetën e komunitetit.

Investimet në rrugë kanë qenë një prioritet i rëndësishëm i bashkisë së Lezhës përgjatë këtij viti, e cila ka shtrirë ndërhyrjet jo vetëm në rrugët brenda qytetit, por edhe në ato rurale.