FOTOT/ Investimet në Përmet, qyteti merr tjetër pamje

70

Në Përmet vijojnë punimet në kuadër të projektit “Zhvillimi i Integruar Urban dhe Turistik”.

Aktualisht punimet janë përqendruar në:

-shtrimin me kalldrëm të rrugëve karakteristikë
-restaurimin e mureve të gurit dhe vendosjen e parmakëve metalikë
-restaurimin e portave të jashtme prej druri
-shtrimin me pllaka guri në trotuare dhe rrugë

Ky projekt me financim nga Banka Botërore dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon restaurimin e peizazhit urban historik të qendrës së vjetër, unifikimin e fasadave, portave të vjetra dhe çezmave antike me impakt në përmirësimin e aksesit të këmbësorëve dhe lidhje më të mirë të qendrës historike me qytetin modern.