FOTOT/ Investimi 5.6 mln euro, përurohet Spitali i ri Infektiv në QSUT

34

Dy vite pas pandemisë, godina, e cila u kthye në simbol të saj, Spitali Infektiv i rindërtuar vetëm brenda 8 muajsh, tashmë është kthyer në qendër reference kombëtare ekselence për sëmundjet infektive.

Rehabilitimi i plotë dhe zgjerimi i Spitalit Infektiv, një financimi prej 5.6 milionë Euro të qeverisë shqiptare, ka një kapacitet prej 130 shtretërish dhe trefishim të ambienteve të reanimacionit.

Godina 52-vjeçare e Infektivit, ndër më të vjetrat në QSUT, përballoi ngarkesën më të madhe shëndetësore gjatë pandemisë së koronavirusit. Rikonstruksioni i spitalit filloi këtë verë, pas qetësimit të situatës nga pandemia dhe uljes së shtrimeve në pavijone.

Pas 5 muajsh punime, Shërbimi Infektiv rihapet me ambiente të reja sipas sëmundjeve, aparatura moderne dhe auditorë për studentët.