FOTOT/ Ja sa kanë avancuar punimet në rrugën e Lumit të Vlorës

223

Në rrugën e Lumit të Vlorës, rreth 90 km, një investim i qeverisë shqiptare, Fondit Saudit dhe atij Kuvajtjan, që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit vazhdon me intensitet puna për rikonstruksionin e saj.

Në LOT I, By Pass Vlorë – Peshkëpi është drejt përfundimit puna për asfaltimin dhe ndërtimin e 2 urave në kilometrin 12.1 dhe 17.

Për LOT-et II dhe III Ura e Gjormit – Brataj – Ura e Laskos po përgatiten propozimet tekniko-financiare për të filluar më pas me zbatimin në terren. Ndërkohë për LOT IV ka nisur puna për rishikimin e projektit teknik.

Objektivi final i projektit është ridimensionimi i sektorit të turizmit me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për 129 mijë banorët e fshatrave të bashkive Vlorë, Selenicë dhe Himarë.

Rruga e Lumit të Vlorës siguron lidhje të re me bregdetin e Jonit dhe hap perspektiva të reja zhvillimi për fshatrat e kësaj zone dhe banorët e saj.

Ky projekt parashikon të përfundojë plotësisht në një periudhë kohore prej dy vitesh, duke krijuar një impakt të jashtëzakonshëm për gjithë zonën e Lumit të Vlorës dhe për zonën e bregdetit.