FOTOT/ Jeta e egër në rajonin ndërkufitar Korab-Koritnik/Sharr

26

Shqipëria është një prej vende më të pasura sa i përket botës së egër, ku mijëra kafshë gjejnë strehë malet tona, ku duhet veçuar rreqebulli i Ballkanit, që jeton në malin e Munellës.

Ekipi i PPNEA, në kuadër të rritjes së kapaciteteve monitoruese rajonale, si një mënyrë efikase për gjenerimin e informacionit dhe menaxhimin e popullatave të jetës së egër, realizoi me sukses në muajin tetor trajnimet teorike dhe praktike lidhur me përdorimin e kamerave kurth.

Institucionet menaxhuese të rajonit ndërkufitar Korab-Koritnik / Sharr, si AdZM Kukës e Dibër (Shqipëri), DAPK Sharri (Kosovë) dhe organizata FOSH (Maqedoni e Veriut), tanimë kanë arritur, në mënyrë të pavarur, të grumbullojnë të dhëna mbi jetën e egër.

Për herë të parë këto të dhëna i përkasin një niveli rajonal, duke tejkaluar monitorimet lokale të organizuara në mënyrë të pavarur. / Përgatiti Po.Al – Burimi i informacionit: Protection and Preservation of Natural Environment in Albania