FOTOT/ Ka një copëz të shijshme Shqipërie në mes të New York-ut. Nga pjata Skënderbeu…tek pjata çobani

189

ew York Times i dedikon një artikull restorantit të njohur sidomos për shqiptarët, që mban emrin ‘Çka ka qëllu’, me foto pjatash të cilat që në pamje duken të shijshme e jo më ti provosh. Restoranti i vogël me elementë tërësisht antikë gjendet në Belmont të Bronksit, në lagjen ku ka më shumë shqiptarë dhe New York Times sjell këtë pasqyrim.

Në ‘Çka ka qëllu’ shërbehet vetëm ushqim shqiptar. Restoranti jo i madh, por i bukur dhe tepër interesant ndodhet në Bronks, pjatat e ushqimet e nxehta gatuhen në të shumtën e rasteve në skarë ose furrë me enë balte, të cilat janë pjesë e koleksionit në restorant.

Ka shumë shqiptarë të cilët ushtrojnë profesionin e kuzhinierit në Amerikë, kryesisht në Bronx, por Afrim Kaliqani i cili është kuzhinieri i ‘Çka ka qëllu’ është një nga të paktët që e ka ruajtur traditën, duke gatuar vetëm ushqim shqiptar në restorant po shqiptar.

Sallatat janë të ndryshme, ku nuk mungojnë kastraveci dhe domatet. E ndërsa Sallata që njihet me emrin Çobani ka gjithashtu ullinj dhe copa buke të thekura me gjalpë.

Salla e ngrënies është e thjeshtë, por e ngrohtë, është ngritur e tëra me dru, ku sapo hyn të duket sikush ndodhesh në një fermë të vjetër me copëza historie dhe traditash të hershme.

Pjata më e famshme është ajo që njihet me emrin Skënderbeu, një pjatë ku nuk mungon mishi i pjekur apo i tymosur i viçit, djathi i shkrirë dhe produkte të tjera, dhe aktualisht mban emrin pjata kombëtare e Shqipërisë.

Ramiz Kukaj është pronari i restorantit, i cili lindi dhe u rrit në Kosovë e më pas u largua drejt Amerikës. Rrallë e gjen në lokal pa çiftelinë apo lahutën e tij, teksa vështron nga dritarja

Ai ka grumbulluar objekte antike, përfshirë mullinj kafeje, vegla bujqësore, instrumente si lahuta dhe gjëra të tjera interesante.