FOTOT/ Kafshët e egra që jetojnë në Shqipëri, shihni fotot e kapura nga kamerat kurth

677

Shqipëria është parajsa e kafshëve të egra. Vendosja e kamerave kurth në zonat e mbrojtura ka për qëllim vrojtimin e faunës së egër që ndodhet në këto zona dhe ka zbuluar lloje të shumta të kafshëve.

Llojet e faunës së egër jetojnë të qeta në habitatet e tyre dhe ndikim ka patur edhe ndalimi i gjuetisë. Efektet e tij kanë qenë pozitive veçanërisht tek shpendët e egër. Në censusin e vitit 2016 janë konstatuar rreth 60 mijë shpendë të egër në habitatet e ekosistemit shqiptar.

Në vitin 2021 u numëruan rreth 140 mijë individë të tillë. Rreth 50% më shumë specie të shpendëve ujorë janë numërua në vitin 2021 në krahasim me censusin e vitit 2016.
Numri i ligatinave është rritur nga 16 në vitin 2016 në 29 në vitin 2020.

Gjatë këtij viti deri në 1 korrik mbi 2.1 milionë vizitorë vizituan zonat e mbrojtura. Është vërejtur edhe një ndërgjegjësim i popullatës falë një komunikimi të shtuar nga ekspertët dhe ambientalistët.

Zgjatja e moratoriumit deri në vitin 2025 ka si qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër.